Phoenix i pandalshëm

Basketboll

Phoenix i pandalshëm

Më: 24 mars 2022 Në ora: 12:38
Phoenix i pandalshëm

Phoenix vijon të dominojë sezonin në NBA, duke fituar sot 125-116 ndaj Minnesota. Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku u dallua Ayton me 35 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Booker me 28 pikë.

Golden State rikthehet te fitorja pas dy humbjeve, duke mposhtur 118-104 Miami jashtë fushe. Poole me 30 pikë si dhe Wigginis, Kuminga e Lee me nga 22 pikë secili bënë diferencën në parket për Warriors.

Lakers u mundën 126-121 nga Philadelphia, ndeshje ku katër lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë. Më i miri ishte Embiid me 30 pikë e 10 rebound, ndërsa për Lakers mungoi LeBron James.

Ekipi i Memphis, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mposhti 132-120 Brooklyn (Irving 43 pikë e Durant 35 pikë, por që s’mjaftuan). Fiton edhe Dallas, 110-91 ndaj Houston, ndeshje ku u dallua Bronson me 28 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 106-121

Detroit – Atlanta, 122-101

Indiana – Sacramento, 109-110

Boston – Utah Jazz, 125-97

Memphis – Brooklyn, 132-120

Miami – Golden State, 104-118

Minnesota – Phoenix, 116-125

Oklahoma – Orlando, 118-102

Dallas – Houston, 110-91

Lakers – Philadelphia, 121-126

Portland – San Antonio, 96-133

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat