Dy skuadrat favorite

Basketboll

Dy skuadrat favorite

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:11
Dy skuadrat favorite

Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets para fillimit të sezonës 2021/22, cilësoheshin si dy favoritët për të fituar titullin në NBA.

Por me kalimin e kohës, dy skuadrat nuk arritën të kenë lavdinë që ishte menduar, dhe me humbjet që pësuan sot, janë shumë afër që të jenë pjesë e Play In.

Lakers u mposhtën nga Minnesota me 20-të pikë diferencë, me Towns i cili përsëri ishte fantastik me 30-të pikë të shënuara.

Brooklyn në sekondat e fundit, janë ndëshkuar nga ish-lojtari i tyre, Spencer Dinwiddie. I cili ndali serinë e rrjetave të Brooklynit dhe vazhduan rekordin fantastik të Dallas Mavericks.

Me këto dy humbje, skuadra e LeBron James dhe Kevin Durant, rrugën e cila dërgon skuadrat në Play Offs, do ta ndjekin nga Play In.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat