Phoenix Suns nuk di të ndalet

Basketboll

Phoenix Suns nuk di të ndalet

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 13:11
Phoenix Suns nuk di të ndalet

Phoenix Suns nuk di të ndalet pasi ka arritur edhe fitoren e shtatë resht në NBA. Booker, Bridges dhe Johnson udhëhoqën ekipin e tyre drejt fitores me rezultatin 124-104 kundër Oklahoma City Thunder.

67 pikë së bashku për treshen e lojtarëve, ndërkohë që nga ana tjetër për Oklahoman shkëlqeu Gilgeous-Alexander me 32 pikë.

Rikthehen te fitorja edhe Golden State Warriors ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 132-95. Ishte Anfernee Simons ai që shënoi më shumë pikë në këtë takim, 23 pikë. Përtej fitores një ndeshje pa shumë shkëlqim për yjet e Warriors, me Curryn dhe Thompson që shënuan nga 18 pikë secili.

I pandalshëm Chicago Bulls pasi gjeti fitoren e pestë në radhë, këtë herë kundër Atlanta Hawks me rezultatin 112-108. Ishte i përhershmi DeMar DeRozan ai që udhëhoqi “demat” drejt fitores pasi realizoi i vetëm 37 pikë. Nga ana tjetër, ndeshje të mirë ka zhvilluar edhe Bogdan Bogdanovic që realizoi 27 pikë.

Brooklyn Nets nuk po ngrihet dot në nivelet që nisi kampionatin dhe pëson një tjetër humbje. Këtë herë ishte Boston Celtics që e mposhti me rezultatin 129-106. 30 pikë për Tatum në këtë takim që udhëhoqi Celtics drejt fitores.

Ndeshje e shkëlqyer edhe nga D’Angelo Russell në fitoren e Minnesota Timberwolves ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 119-114. Numri 0 i ekipit realizoi 37 pikë më shumë se kushdo tjetër në këtë takim.

Cleveland Cavaliers po kalon një periudhë të vështirë pasi ka pësuar humbjen e tretë rresh, këtë herë ndaj Detroit Piston me rezultatin e ngushtë 106-103. Ndërsa Denver Nuggets kanë mposhtur në transfertë Sacramento Kings me rezultatin 128-110.

Rezultatet

Detroit - Cleveland 106:103
Brooklun - Boston 106:129
Chicago - Atlanta 112:108
Minnesota - Memphis 119:114
Oklahoma City - Phoenix 104:124
Portland - Golden State 95:132
Sacramento - Denver 110:128

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat