White: Conor e di mirë se sfida për titull është e pamundur

Basketboll

White: Conor e di mirë se sfida për titull është e pamundur

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
White: Conor e di mirë se sfida për titull është e pamundur

Conor McGregor po prëgatitet prë t’u rikthyer në kafaz pranverën e vitit te ardhshëm dhe ka deklaruar se dëshiron të duelojë menjëherë për titull. Ai ka humbur dy sfidat e fundit në kafaz, ndaj presidenti i UFC-së, Dana White, ka të tjera plane për irlandezin për kthimin e tij.

Në një intervistë prë ESPN, numri 1 i arteve marciale mikse, Dana White, tha: “Unë e kuptoj faktin se ai djalosh sjell mjaft të ardhura për të gjithë dhe ai mezi po pret të duelojë sërish. Ai po na tregon se po përgatitet mirë për të na befasuar të gjithëve dhe e besoj”.

“Gjithsesi, Conor e di mirë se sfida për titull është e pamundur për të. Mendoj se për momentin është më e lehtë për të gjithë që fillimisht të zhvillojë triologjinë me Nate Diaz dhe më pas të duelojë për titullin.

Triologjia mund të realizohet dhe kjo është rruga e duhur për t’u ndjekur”, tha Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat