Pensionohet

Basketboll

Pensionohet

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:55
Pensionohet

Basketbollisti spanjoll Pau Gasol, një nga ikonat e këtij sporti, ka vendosur të tërhiqet në moshën 41-vjeçare.

Ai ka fituar thuajse gjithçka në karrierën e tij si profesionist, duke shkëlqyer edhe në NBA, ku fitoi dy tituj kampionë me Lakersat.

Ai ka fituar edhe një titull kampion bote, dy medalja të argjendta olimpike dhe tri Evropianë me Spanjën.

Gasoli numëron edhe tri kampionate spanjolle me Barcelonën dhe një “Copa del Rey” po me katalanasit.

“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë pas shumë vitesh, por mendoj se kishte  ardhur koha e duhur për t’u larguar. Doja që ta mbyllja karrierën duke qenë aktiv, duke luajtur dhe jo me ndërhyrje kirurgjikale dhe paterica”, ka thënë Pau Gasol.

Gasoli ka luajtur për 18 sezone në NBA (21 si profesionist), duke marrë pjesë 6 herë edhe në “All Star Game”.

Karrierën më të madhe e kaloi me Lakersat, mik i ngushtë me Kobe Bryant, ndërkohë që ka luajtur edhe me Memphis, Chicago, San Antonio dhe Milwaukee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat