Sfida kryesore, Vushtrria - AA Kerasan Prishtina

Basketboll

Sfida kryesore, Vushtrria - AA Kerasan Prishtina

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:01
Sfida kryesore, Vushtrria - AA Kerasan Prishtina

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë apo e fundit për stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Femrave.

Ndeshja e parë është ndërmjet Junior 06 dhe Dritës. Junior 06 ka katër fitore dhe një humbje, kurse Drita tri fitore dhe dy humbje.

Istogu që ka pesë humbje në pesë ndeshje do të përballet me Sferën që ka një fitore dhe katër humbje.

Kaçaniku që ka pesë humbje do të ndeshet me United Basketball. Kjo e fundit ka pesë fitore dhe një humbje, duke qenë lider dhe shihet favorit ndaj skuadrës kaçanikase.

Sfida kryesore e kësaj jave është ndërmjet Vushtrrisë dhe AA Kerasan Prishtinës. Skuadra vushtrriase ka katër fitore dhe dy humbje, derisa ajo prishtinase katër fitore dhe një humbje, andaj pritet një ndeshje shumë interesante.

Liga e Parë e Femrave - Java 7

E shtunë

13:00 Junior 06 vs Drita

E diel

11:00 Istogu - Sfera

11:00 Kaçaniku - United Basketball

12:00 Vushtrria - AA Kerasan Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat