Atletët e Kosovës dëshmuan formë të lartë në Mal të Zi - Bota Sot
Atletët e Kosovës dëshmuan formë të lartë në Mal të Zi

Atletika

E diel, 27 maj 2018

Atletët e Kosovës dëshmuan formë të lartë në Mal të Zi

Më: 2 maj 2018 Në ora: 16:42
Atletët e Kosovës dëshmuan formë të lartë në Mal të Zi

Rezultatet shumë të mira të atletëve të kombëtares së Kosovës në mitingun ndërkombëtar që u mbajt në Tivar. “Atleti më i mirë Musa Hajdari vuri rekord të ri të mitingut në disiplinën 800 metra. Musa Hajdari në disiplinën 800 m. doli i pari më rezultat 1:48,09. Vijona Kryeziu në disiplinën 400m doli e para më rezultat 57,65.

Leart Osmanaj në disiplinën 100m doli i pari më rezultat 11.18.  Gresa Bakraçi në disiplinën 800m doli e dyta me rezultate 2:12,79. Mentor Ajazaj në disiplinën 200m doli i dyti me rezultat 22.40, Albina Deliu në disiplinën 800m doli e treta me rezultate 2:16,75, Astrit Kryeziu në disiplinën 400m doli i treti me rezultat 49,90. Gent Kaja në disiplinën 1500m doli i treti me rezultat 4:18,88. Florent Shabani në disiplinën 1500m doli i katërti me rezultat 4:25,96, Erudit Rysha doli i katërti në disiplinën kërcim gjatësi me rezultat 6,40, Albina Bojaxhiu disiplinën 400m doli e pesta më rezultat 1:03,33. Argjend Avdiaj në hedhjen e shtizës i gjashti me rezultat 46.91m.

Valentin Sadiku në disiplinën 800m doli i gjashti me rezultat 1:54,77. Ardian Peci në disiplinën 800m doli i katërmbëdhjeti me rezultat. Ron Krasniqi në disiplinën 800m doli i pesëdhjeti me rezultat 2:04,61 dhe Djellza Selaci për mosha U16 në disiplina 300m doli e dyta me rezultate 42.95. Lek Mazreku për mosha U16 në disiplina 300m doli e dyta me rezultate 38,526, Sara Susuri për mosha U16 në disiplina 300m e pesta me rezultat 44,04. Merisa Bojaxhiu për mosha U16 në disiplinën 300m e dhjeta me rezultat 45,14. Në këtë miting morën pjesë atletët nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, Serbia, Hungaria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nikoqiri Mali i Zi”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test