Luiza Gega, kampione e Ballkanit për herë të 10-të

Atletika

Luiza Gega, kampione e Ballkanit për herë të 10-të

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:54
Luiza Gega

Luiza Gega merr dy medalje të arta në Stamboll, Shqipëria, edhe dy të bronzta të tjera

Shqipëria ka marrë pjesë me 9 sportistë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt të shtunën Turqi, duke fituar dy medalje të arta dhe dy të bronzta.

Kështu, të dy medaljet e arta janë fituar nga e mirënjohura Luiza Gega, e cila është rikonfirmuar si më e mira e Gadishullit në disiplinën e 1,500 dhe 3,000 m. Kështu, në garën e 1,500 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burxhu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Ndërkohë, në garën e 3,000 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin.

Theksojmë se Luiza Gega ka fituar tashmë 10 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike të Sallave të Mbyllura, duke e bërë atë më të suksesshmen në histori në këtë veprimtari rajonale.

Ndërkaq, në garat e tjera të zhvilluara në Stamboll, Franko Burraj ka marrë medaljen e bronztë në garën e 400 m, teksa me kohën 46 sekonda e 89 të qindat, u rendit i 3-ti, 26 të qindtat pas vendit të dytë, sllovenit Ferlan Rok, dhe 46 të qindtat pas turkut Berke Akçam, që mori vendin e parë. Medalje të bronztë Shqipëria mori edhe në garën e 4 x 400 m stafetë për femra.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat