Ka përfundon mesditën e sotme “Berat Green Half Marathon”.
Gjysmë-Maratona ku morën pjesë 400 vrapues, sportistë profesionistë dhe amatorë, nga mbi 30 shtete të ndryshme.
Maratona e sotme nisi në qendër të qytetit, në orën 09:00 dhe sportistët pjesëmarrës ju nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre. Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, gara 10 km.
Ai që mbërriti i pari në Finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit, në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.
Garën prej 10 km të kësaj Maratone e fitoi kampionia shqiptare Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi, për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë.