Trajneri i klubit të atletikës “7 maji” nga Shkupi, Gjorgji Vuçkov, ka deklaruar se sot në Beograd, në garën në sallën për junioret e vjetra, atletja shqiptare Jumna Fetahu, e lindur në vitin 2008, (juniore e re) sërish shënoi rekord personal në hedhjen e gjyles me 4 kg (seniore) prej 11.65 metra.
Ai ka theksuar se pas rekordit të saj shtetëror me 3 kg për juniore të reja prej 13.58 metra, ngadalë por sigurt Fetahu i afrohet rekordit shtetëror maqedonas me 4 kg për juniore të vjetra që është 13.32 metra.
Është një rezultat i mirë për Fetahun.
Ajo synon që të rrisë gjithnjë e më shumë ciiësinë e saj në hedhjen e gjyles.