E gjitha është çështje perspektive. Paraqitja spektakolare (me dopietë personale) e Kylian Mbappé në fitoren 2-0 të PSG kundër Real Sociedad i impresionoi të gjithë, deri në atë pikë sa disa shkuan pak më tej, duke bërë krahasime vërtet të ekzagjeruara.
Dhe ajo që përfundoi në “syrin e stuhisë” ishte BBC, sipas së cilës Mbappé kishte vrapuar me një shpejtësi të tillë rekord, që do ta bënte atë të vraponte 100 metra për 10 sekonda e 9 të dhjetat, “vetëm” 1.3 sekonda larg nga rekordi botëror i vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës 2009, në Berlin (9 sekonda e 58 të dhjetat).
Ajo “pak më shumë se një sekondë” nga rekordi botëror padyshim që mori kritika të forta dhe u prit me habi, indinjatë dhe sarkazëm. I pari që u përgjigj ishte vetë xhamajkani, të cilit ia kërkoi këtë gjë maqedonasi Andreas Trajkovski: “Kam qeshur kur e pashë.
Femrat janë më të shpejta”, – u përgjigj privatisht kampioni i shumëfishtë olimpik, duke kujtuar se rekordi i femrave në distancë, që i përket Florence Griffith-Joyner, është 10 sekonda e 49 të dhjetat.
Krahasimi shkaktoi gjithashtu një reagim nga një tjetër legjendë e atletikës, Michael Johnson, i cili në vend të kësaj shkroi në rrjetet sociale: “Jam shumë i hutuar (konfuz)”.