Sylejmani zotohet për një gjysmëmaratonë të fuqishme - Bota Sot
Sylejmani zotohet për një gjysmëmaratonë të fuqishme

Atletika

E mërkurë, 19 shtator 2018

Sylejmani zotohet për një gjysmëmaratonë të fuqishme

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:30
Pamje nga konferenca

Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2018” në atletikë, është prej garave më të mëdha që organizohet në shtetin e Kosovës tash e 18 vite. Organizatorët e kësaj ngjarje ndërkombëtare, thanë se pritet të marrin pjesë atletë e atlete elit nga shtetet e ndryshme të botës.  Fondi i shpërblimeve është 13 mijë euro, ndërsa sipas organizatorëve në një të ardhme pretendohet kjo garë tradicionale të shndërrohet në maratonë. Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se janë duke i bërë të gjithë orvatjet, që kjo ngjarje e madhe të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.  Gjysmëmaratona do të mbahet me 29 prill, në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë – Kastriot – Prishtinë, me gjatësi të shtegut 21 kilometra. Fituesit e gjysmëmaratonës do të shpërblehen me 1200 euro.

“Federata e Atletikës në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit në MKRS dhe Drejtorinë e Sportit në Prishtinë do të vazhdojmë këtë garë. Kjo është gjysmëmaratona e 18-të me radhë. Kjo do të jetë gara me e madhe deri me tani në Kosovë. Kjo garë do të jetë shumë e ngjeshur dhe masive. Gara mbahet me moton: “Për paqe, mirëkuptim”, pavarësisht ngjyrave e kombeve te garuesve. Gara mbahet me mbështetjen e donatorëve dhe me këtë garë i bëjmë mirë sportit, qytetarëve të shtetit tonë dhe në përgjithësi Kosovës. Po dëshmojmë për çdo vit se jemi të barabartë më të tjerët jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë", tha Sylejmani. Afërdita Fazlija, zëvendësdrejtore e DSK-së, tha se në vazhdimësi kemi qenë në mbështetje të këtij aktiviteti. “Me gëzon fakti që pas 18 viteve është bërë aktivitet tradicional.

Image

Ne si ministri kemi pas sfida për këto 18 vite. Ne mendojmë që Federata ka kapacitete të organizojë këtë gjysmëmaratonë dhe ne do të ndihmojmë që gjysmëmaratona të kthehet në maratonë. MKRS do të jetë deri në ato momente që Federata do të ketë nevojë për mbështetjen e shtetit. Nëse vitin e kaluar i kemi pasur 1000 pjesëmarrës, interes i yni është që sivjet të kemi 1500 pjesëmarrës”, tha Fazlija. Fatlum Grajçevci, drejtor teknik i garës, tha se si çdo vit kemi garues që nuk kanë vrapuar në edicionet e kaluara. “Sa i përket elitës është çështje e mjeteve sepse duhet me iu plotësuar kushtet”, tha Grajçevci.  

Federata ka paraparë t’i shpërblej edhe veteranët, vendin e parë me 400 euro (femra e meshkuj), i dyti me 200 dhe i treti me 100 euro.  Ndërkaq, në vrapimet 5 kilometra, i pari shpërblehet me 150 euro, i dyti me 100 dhe i treti me 70 euro dhe shpërblime edhe për kategori tjera. Regjistrimet për pjesëmarrje në këtë garë bëhen para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nga 21 deri më 28 prill, prej orës 09:00 deri në 18:00, ndërsa pagesa për pjesëmarrësit vendas do të jetë 5 euro, ndërsa për ata ndërkombëtar 15 euro.

Shpërblimet për femrat e për meshkuj

Vendi i parë: 1200 euro

Vendi i dytë: 900

Vendi i tretë: 700

Vendi i katërt: 500

Vendi i pestë: 400

Vendi i gjashtë: 300

Vendi i shtatë: 200

Vendi i tetë: 100

Vendi i nëntë: 70

Vendi i dhjetë: 50

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test