Sylejmani tregon se si në vitet e 90-ta ishte propozuar emri i Komitetit Olimpik - Bota Sot
Sylejmani tregon se si në vitet e 90-ta ishte propozuar emri i Komitetit Olimpik

Atletika

E hënë, 18 qershor 2018

Sylejmani tregon se si në vitet e 90-ta ishte propozuar emri i Komitetit Olimpik

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:56
Halil Sylejmani

Në vitin 1991 shqiptarët i thanë jo garave me klubet e Serbisë. Në çdo disiplinë sportive nisin garat e pavarura të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm në sport, por në çdo sferë tjetër. Serbia okupoi Kosovën, përzuri shqiptarët nga puna, nga objektet e stadiumet sportive dhe mbylli shkollat! Shqiptarët filluan rezistencën përballë Serbisë shoveniste.

Njeriu që dha shumë për sportin e veçmas për atletikën e Kosovës, Halil Sylejmani , kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, tregon se si ishte propozuar fillimisht emërtimi i Komitetit olimpik në vitet e 90-ta. “Sa patriotë ka shqiptaria si zë as Australia! Kur është themeluar KOK-u, ishte propozimi: Komiteti Shqiptar Olimpik i Kosovës,  pa menduar se në Kosovë jetojnë edhe popuj tjerë, lere këtë, por për patriotizëm. Me propozimin tim ishte që të jetë: KOK dhe mbeti ashtu, edhe pse në të janë futur edhe sportet jo olimpike dhe shumë organizata josportive. Duhet punë, e tani vjen patriotizmi”, thotë Sylejmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test