Po afrohet gara e madhe e atletikës, ja sa para do t’i fiton i pari!

Atletika

Po afrohet gara e madhe e atletikës, ja sa para do t’i fiton i pari!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2016 Në ora: 11:41
Pamje nga një garë

Gjithçka është e gatshme për maratonën e parë të atletikës që do të organizohet në mes dy shteteve: Kosovë-Shqipëri. Një garë e shumëpritur, që sjellë emocione të pakufishme, ndërsa organizatorët janë përkujdesur që garat të shkojë sipas planit. “Maratona e Malësisë së Gjakovës mbahet me 15 tetor. Starti i Maratonës, Gjysmë-Maratonës dhe Stafetës 4x10km fillon nga Hotel Pashtrikut dhe në orën 9.00. Organizatore e Maratonës së Malësisë së Gjakovës, është Komuna e Gjakovës mbështetur nga Federata Atletike e Kosovës, Federata Shqiptare e Atletikës, Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Qyteti i Bajram Currit. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin e Maratonës, janë: Vendi i parë 1000 euro, vendi i dytë 750 euro, ndërsa i treti 500 euro. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin e Gjysmë-Maratonës: Vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 350 euro dhe i tretë 150 euro. Shpërblimet në kategorinë e meshkujve dhe femra në Vrapimin stafetë 4x10km: Vendi i parë 1000 euro, vendi i dytë 750 euro dhe vendi i tretë 500 euro”, thuhet nga Federata e Atletike e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat