Hali Sylejmani: Nuk pajtohem për një arsye

Atletika

Hali Sylejmani: Nuk pajtohem për një arsye

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shtator 2023 Në ora: 17:26
Halil Sylejmani

Të dielën që e lamë pas, u mbajt Maratona dhe Gjysmëmartona ndërkombëtare “Prishtina 2023”.

Organizatorët thonë se gara ka shkuar mjaft mirë dhe numri i pjesëmarrësve ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se Maratona është kryer ashtu si i ka hije.  

Image

Pamje nga Maratona

“Mendoj që ka pas punë mjaft, angazhime të mëdha, kanë ndihmuar edhe të tjerët, Maratona është kryer në mënyrën më të mirë të mundshme, pa kurrfarë ekscesi, pa kurrfarë vërejtje esenciale. 

Ka përfunduar me një gjatësi 6 orëshe pra deri sa garuesit i fundit e ka përmbyllur garën”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sylejmani është i kënaqur me pjesëmarrësit, me synime që në vitin e ardhshëm Maratona të jetë edhe më. atraktive dhe me risi.  

“Jam i sigurt se Maratona ka përfunduar shumë mirë.  

Morën pjesë 710 garues, nga Kenia, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria , Kroacia etj. Kështu që jam i lumtur për mënyrën si shkoi gara”, ka nënvizuar ai.

Sylejmani si gjithmonë kërkon më shumë dhe nuk kënaqet me kaq.  

Po ashtu planifikon që të ndërrojë edhe shtegun për vitin e ardhshëm.

“Nuk pajtohem për një arsye, gjithherë duhet më pas me tepër, me pas dhuratë më të mëdha për garuesit që vijnë nga brenda dhe jashtë vendit. 

Mendoj edhe shtegu do të tentojmë me ndërruar, ku besoj që kemi me ndërruar dhe ka me qenë më i përshtatshëm. 

Në Maratonë ka pas 200 gjyqtarë vullnetarë, edhe një ndihmë jashtëzakonisht të madhe ka dhënë policia e Kosovës, edhe FSK, edhe mjetet e informimit e kanë kryer punën e vetë.

Kemi ardhur në një përfundim, që asgjë nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat e lojës së garës më të madhe ndërkombëtare që mbahet në Kosovë”, thotë numri një i atletikës.

Sponsorët janë edhe pika kryesore e Maratonës sepse pa ta do të jetë gjithçka më e vështirë. 

“Për sponsorim?  Na ka ndihmuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, gjithashtu edhe komuna e Prishtinës. 
Sponsor gjeneral është ’ProCredit Bank’, që nga viti 2001 e deri me tash, duke dhënë një kontribut të madh për atletikën.

Ne si federatë i jemi mirënjohës ‘ProCredit bank’ e cila është gjithherë me ne dhe në përkrahje të atletikës. 
Kontribut ka dhënë edhe kompania ‘Ujë Rugova”, si dhe të tjerët”,
- ka thënë Sylejmani.

Pas luftës e këndej gjithmonë është organizuar kjo garë e madhe ndërkombëtare, e cila i ka dhënë një reputacion të madh Kosovës.   

“Kjo maratonë ka për qëllim që të sjell garues nga tërë bota në kryeqytetin e Kosovës, të garojmë së bashku, të socializohem mes vete popujt e ndryshëm dhe t’i tregojmë botës mbarë se ne jemi të gatshëm dhe presim komunitete të ndryshme botërore, jemi mikpritës të sinqertë ndaj tyre. Kemi mesazh të hapur, sa herë që organizohet një garë në Kosovë, të vijnë me plotë dëshirë”, theksoi Sylejmani. 

Për fund thotë se ka pas një devijim të shtegut: “Shtegu ka qenë i gjatë 42,195 kilometra, mirëpo ka ardh deri të një mosmarrëveshje, është deviju shtegu, në vend që të shkon deri të semaforët kryesorë prej Teatrit, është kthyer në të djathtë të Hoteli ‘Grand’, dhe kanë shkuar drejt Pallatit të Rinisë, në të majtë deri të rrethi ku lidhet Fushë Kosova, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, drejt për Fushë Kosovë, nga drejtimi për aeroport dhe del nëpër fshatrat të tjera të ‘Marigona’ dhe përsëri, përafërsisht të njëjtën vijë deri të finishi, para teatrit.

Falënderoj mediat dhe gazetën tuaj shumë të respektuar “Bota sot”, dhe gazetarin Kemajl Goca për ndihmën maksimale për mirë përcjelljen e garës atletike gjegjësisht Federatës së Atletikës së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat