Gati për garën e madhe ndërkombëtare, Maratona e Prishtinës 

Atletika

Gati për garën e madhe ndërkombëtare, Maratona e Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:05
Pamje nga një garë

Gara më e madhe në Kosovë do të mbahet të dielën e 24 shtatorit, Maratona e Prishtinës.

Të gjithë janë në pritje të kësaj gare atraktive ndërkombëtare, që pritet të janë të pranishëm atletë nga shumë shtete.

President i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë garë madhore,.

 “A jeni gati për Prishtina Marathon 2023?

Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë edicionin e 22-të të maratonës Prishtina 2023. 

Maratona mbahet më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa sipas organizatorëve, pjesëmarrja, edhe këtë herë pritet të jetë masive.
KOK fton të gjithë dashamirët e sportit, që mundësinë e regjistrimit për pjesëmarrje në garë, ta bëjnë deri të shtunën, online ose tek Teatri Kombëtar në Prishtinë.

Maratona Prishtina 2023 nis në ora 9:00”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat