Gresa Bakraqi fiton medaljen e argjendtë në Kongo

Atletika

Gresa Bakraqi fiton medaljen e argjendtë në Kongo

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:05
Gresa Bakraqi

Gresa Bakraqi ka shënuar rezultat të lakmueshëm në Kongo, duke i siguruar medalje shtetit të Kosovës.

“Atletja jonë, Gresa Bakraqi, fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023, disiplina e 3000 metrave me pengesa.

Gresa arriti në cak me kohë 10 minuta e 48.25 sekonda.

Është kjo medalja e dytë për ekipin tonë”, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat