Muhamet Ramadani synon medalje edhe në Kongo 

Atletika

Muhamet Ramadani synon medalje edhe në Kongo 

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:04
Shaban Ramadani dhe Muhamet Ramadani

Atleti i talentuar i Kosovës, Muhamet Ramadani, së bashku me trajnerin e tij, Shaban Ramadanin, po e festojnë suksesin që e kanë arritur dje në Espoo të Finlandës.

Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23.

Meti tha se nuk është i kënaqur me rezultatin por me medalje po.

Atleti mitrovicas bëri edhe një krahasim të rezultatit të djeshëm, në hedhjen e gjylës 19 metra e 20 metra për dallim nga Kupa e Evropës  në Portugali, që e kishte 19 metra e 28 centimetra (14 mars, 2023).

“Normal është sukses. 

Në Kampionatin Evropian U23 në Portugali kam pasur hedhjen 19 metra e 28 centimetra, ndërsa dje një rekord shtetëror dhe një rezultat stabil. 

Kam pritur edhe më shumë, por nuk na eci ashtu siç menduam. 

Kam pritur rezultat më të mirë por fatkeqësisht e nuk arritëm”, tha Meti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Atleti tani mendjen e ka në garat frankofone për senior, që do të zhvillohen në Kongo. 

Ai me 24 korrik do të jetë në Kongo. 

“Gara e radhës është në Kongo, ku do të luftojë për medalje”, ka përfunduar Meti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat