Shaban Ramadani pas medaljes së bronztë evropiane: Ne nuk do ndalemi

Atletika

Shaban Ramadani pas medaljes së bronztë evropiane: Ne nuk do ndalemi

Nga: K. Goca Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:41
Muhamet e Shaban Ramadani

Pak trajner njihen në shtetin e Kosovës, edhe kur arrijnë suksese të mëdha janë vetëkritikë. 

I tillë është trajneri i atletikës, Shaban Ramadani, edhe pse Muhamet Ramadani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U23 në hedhje të gjylës, ai nuk është i kënaqur me rezultatin.

Meti ka hedhur gjylen 19.20 metra. 

Shaban Ramadani thotë se gara ka qenë shumë e fortë por ka pritur rezultat më të mirë.

Nëse nuk e kënaq rezultato padyshim se e kënaq medalja e bronztë në një garë të nivelit të lartë.  

“Garë shumë e fortë por rezultat jo i mirë për një medalje europiane sidomos në atletikë. 

Ju e dini çka do të thotë por mundësitë kanë qenë për më mirë. 

Çfarë të bësh me një trajner autodidakt, kështu është por ne nuk do ndalemi”, - thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Klubi i atletikës Mitrovica ka uruar Metin për këtë sukses të madh.

Në Kampionatin Evropian për U23 i cili është zhvilluar në Finlandë atleti i klubit tonë Muhamet Ramadani tregoi edhe një herë kapacitetin e tij duke u plasuar i 3-ti në hedhjen e gjylës. Sukses ky i arritur së bashku me trajnerin e hedhjeve Shaban Ramadani.
Jemi krenarë me atletin tonë i cili po e bën krenarë gjithë Kosovën!”,
shkruan në faqen e KA Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat