Grasa Bakraqi e Erzen Zyberaj triumfuan në garën vrapi malor

Atletika

Grasa Bakraqi e Erzen Zyberaj triumfuan në garën vrapi malor

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 22:24
Fituesit e garës

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, ka organizuar prej garave më atraktive në vendin tonë, vrapin malor.

Në këtë aktivitet morën pjesë shumë garues e garuese, ndër ta edhe emra të njohur të atletikës, si Gresa Bakraqi, Erzen Zyberaj, Tirron Mamushaj etj.  

“Vrapi historik i pari malor në Republikën e Kosovës Skyrunning Sharri Kilometri Vertikal (KV), përfundoi sot me sukses me një pjesëmarrje nga shumë vrapues e vrapuese që e duan bjeshkën dhe vrapimin drejt qiellit! 

Image

Para fillimit të garës

Në garë përveç garuesve nga Kodova morrën pjesë garues nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe Austria.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës falënderon secilin garues për pjesëmarrje, Shba Sharri për mbështetje gjatë gjithë garës, Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës për sigurinë e garuesve, ShBA Pashtrikun në përcjelljen e garuesve dhe gjithë të tjerët që e madhështuan këtë ngjarje historike të parën e këtij lloji.

Mirëupafshim në garën e radhës!”, njofton Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës.

Image

Pamje nga gara

Fituesit e garës në kategorinë e femrave:

1. Gresa Bakraqi
2. Elisabeth Schleicher
3.I badete Vokrri

Në kategorinë e meshkujve:

1. Erzen Zyberaj
2. Emin Grajqevci
3. Tirron Mamusha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat