Halil Sylejmani: Gazeta “Bota sot” -  zëri i fuqishëm i të vërtetës 

Atletika

Halil Sylejmani: Gazeta “Bota sot” -  zëri i fuqishëm i të vërtetës 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2023 Në ora: 00:58
Halil Sylejmani:

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka uruar me përzemërsi 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Sylejmani tha se “Bota sot” është zëri i fuqishëm i të vërtetës. 

“Gjithherë “Bota sot” e ka dhënë provimin në kohërat më të vështira dhe tani. 

Në emër tim dhe të Federatës së Atletikës së Kosovës, që jam bukur gjatë në atletikë dhe udhëheqje, e uroj përzemërsisht, e përgëzoj që të vazhdojë punën si gazetë në përgjithësi, posaçërisht rubrikën e sportit dhe gazetarin Kemajl Goca, i cili po jep kontribut, gjithherë e ka përcjellë me korrektësi atletikën dhe sportin, duke dhënë vërejtje dhe sugjerime, besoj që kanë ndikuar në shoqëri dhe civilizim në garat brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

E falënderoj përzemërsisht si gazetën, ekipin dhe gjithë stafin e ‘Botës sot’, asnjëherë mos të ndalet por që të jetë me shkrime e lajme prezent kudo që ka shqiptarë. Gazeta ka qenë dhe është zëri i së vërtetës në çdo lëmi.

Gjithherë të tregojë të vërtetën, për të arriturat dhe problemet e infrastrukturës që i nevojiten sportit posaçërisht atletikës.

‘Bota sot’ nuk e ka ndërruar drejtimin e saj në lidhje me politikën ditore apo të anoj kah një grup politik por ka qenë e paanshme ndaj gjithë akterëve, po ashtu edhe në sport pavarësisht se cilit sport ka qenë në arritjen e tyre, gjithmonë ka informuar drejtë dhe saktë.

Unë jam pjesëtar i së vërtetës dhe vetëm urime, lutem gjithherë të jemi së bashku posaçërisht atletika dhe ‘Bota sot’”, ka uruar Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat