Federata e Atletikës: Ramadani vazhdon ngritjen

Atletika

Federata e Atletikës: Ramadani vazhdon ngritjen

Nga: K.G. Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Atleti i disiplinës teknike, Muhamet Ramadani, sot ka garuar në Lojërat Evropiane, duke arritur vendin e tretë në Divizionin e tretë. Federata e Atletikës së Kosovës, me president Halil Sylejmani, përgëzojnë atletin për rezultatin 

“Atleti ynë, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane Krakow 2023, të cilat për atletikën vlejnë si Kampionat Evropian ekipor, divizioni i tretë.

Ramadani hodhi gjylën në distancë 19.07 metra. Në total, morën pjesë 14 garues.

Është ky njëherit suksesi më i madh i atletikës në LE 2023.

Rezultati i Ramadanit tregon se ai vazhdon ngritjen dhe paraqitja e sotme do të jetë motiv shtesë para Kampionatin Evropian U-23 që mbahet muajin e ardhshëm”, shkruan në faqen e FAK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat