Shaban Ramadani për Muhametin: Me renditje jam i kënaqur por me rezultat jo

Atletika

Shaban Ramadani për Muhametin: Me renditje jam i kënaqur por me rezultat jo

Nga: K. Goca Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:58
Muhamet Ramadani

Atleti i kombëtares së Kosovës, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane në hedhje të gjylës, që po mbahen në Krakow të Polonisë, të cilat për atletikën vlejnë si Kampionat Evropian ekipor, divizioni i tretë.

Trajneri i Muhametit, Shaban Ramadani, tha se me renditje është i kënaqur por jo edhe me rezultat.

Trajneri shprehet kritikë duke dhënë edhe arsyet e tija.

Si renditje jam i kënaqur por me rezultat jo pasi qe mundësitë i ka me shty më shumë 

Por ka ndikuar sepse këshillat është dashur me ua përcjell nga shtëpia

Por tash koncentrimi është për Kampionatin Europian që do të mbahet në Finlandë me U23, si dhe për garat frankofone që mbahen në Kongo”, thotë Shaban Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Trajneri thotë se synimi kryesor është të sigurojnë normën olimpike për vitin e ardhshëm.

“Vazhdojmë me punë deri në qëllimin tonë kryesor që t’i afrohemi ose ta zëmë normën olimpike pasi që tani e kemi mbulojën, s’kemi pengesa për stërvitje”, ka përfunduar Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat