Ramadani i pari në Portugali! Shabani: Një javë me stres dhe pa gjumë

Atletika

Ramadani i pari në Portugali! Shabani: Një javë me stres dhe pa gjumë

Nga: K. Goca Më: 12 mars 2023 Në ora: 20:25
Shaban Ramadani dhe Muhamet Ramadani

Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e artë për U23 në garën që u mbajt në Portugali. 

Ai ka hedhur gjylën 19.28 metra në Kupën Evropiane të hedhjeve 2023.

Trajneri Shaban Ramadani është krenar me suksesin e Muhametit.

“Ishte vështirë për ne dhe me një stres të jashtëzakonshëm.

Pasi që në Stamboll nuk ishte i përgatitur psikqikisht dhe na kushtoj. 

Ka qenë një javë me plot stres dhe pa gjumë. 

Mirëpo, rezultati i sotëm na ka ngrit aty ku besoj që e kemi vendin.

Tash me përmirësimin e kohës do të kemi mundësi mi përmirësuar teknikën e hedhjeve më shumë dhe rezultati do të rritet. 

Në këtë garë kanë marrë pjesë hiq me pak se 40 shtete evropiane”, thotë Shaban Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat