Sfidë e re për Ramadanin në Portugali! Sylejmani: Presim të kthehet me medalje 

Atletika

Sfidë e re për Ramadanin në Portugali! Sylejmani: Presim të kthehet me medalje 

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:13
Halil Sylejmani

Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, është gati për sfidën e të dielës (me 12 mars) që do të mbahet në Portugali.  

Ramadani do të gaojë në disiplinën e hedhjes së gjylës, së bashku me të është trajneri Shaban Ramadani.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se shpreson që atleti të kthehet me medalje. 

Shqetësimi më i madh për Sylejmani është mungesa e infrastrukturës sportive përkatësisht mbretëreshës së sporteve në Kosovë.

“Mendoj që ka me ardh deri të medalja, por cilindo medalje që do të fitojë, unë jam i kënaqur.

Kjo është Kupa e hedhjes, e cila mbahet në Portugali, që ka nisur nga viti 2021 e do të vazhdojë deri 2204.

Muhameti vërtet ka ushtruar dhe është i përgatitur fort mirë, nganjëherë sporti e ka të veten.

Është e mundur me pas edhe ndonjë çështje tjetër që mos të ketë rezultate apo medalje.

Mendoj që të dytë, edhe trajneri Shabani është duke bërë të veten edhe atleti Muhameti.

Kushte nuk janë në rregull absolutisht nuk i kanë, janë përgatitur thjesht ta quajmë në livadh jo në stadium, ku stadiumi është për përgatitje por edhe garim, kurse tek ne, në federatën atletike janë shkatërruar të gjitha shtigjet në Kosovë.

Besoj dhe jam i dëshirueshëm, që ne e kemi bërë të pamundurën, federata atletike që t’i ndihmojë në çdo formë, gjithashtu edhe në KOK, ku jam edhe anëtar i bordit, kemi bërë që të kompensohet Muhameti me një shumë, edhe Shabani si trajner, për herë të parë ka filluar sivjet me u paguar.

Edhe nga ana e ministrisë nuk mundem të themi që nuk ka pas mjete”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Brengë mbetet infrastruktura në Kosovë.
“Infrastruktura, ajo që është më kryesorja nuk ekziston.

Shpresoj shumë që Muhameti do të kthehet me rezultate, me medalje.

Duhet të përgatitemi edhe më tepër e të tregojmë rezultate.

Unë mendoj që çdo garues dhe atlet garon për me dalë i pari.

Ishim edhe në Stamboll, kemi thyer tabunë, gara ishte e fortë, Kampionati Evropian, por që ishte një mësim i mirë, që të shihet me kolegët e vetë.

Ne me çdo kusht do të përgatitem për Olimpiadë, për në Paris, presim edhe atje ndonjë rezultat edhe pse medaljet janë shumë të vështira, sepse atletika nuk është sport i lehtë, i thjeshtë por ndër sportet më të vështira që janë.

Sepse një sferë apo gjyle si i themi ne në popull, ka 7 kilogramë e 200 gramë, është peshë e madhe, mirëpo fuqia, taktika teknika e shumë çështje tjera e bëjmë të vetën”, ka nënvizuar Sylejmani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat