Kosova me dy atletë në Evropian! Sylejmani shpreson në rezultate të mira

Atletika

Kosova me dy atletë në Evropian! Sylejmani shpreson në rezultate të mira

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:07
Halil Sylejmani

Kampionati Evropian i atletikës në salla të mbyllura, do të mbahet në Stamboll nga data 2 deri me 5 mars.

Kosova do të përfaqësohet me dy atletë, Gresa Bakraqi dhe në disiplinën teknike përkatësisht hedhje të gjyles Muhamet Ramadani.

“Do të garojnë më shumë se 600 atletë elitë nga 51 shtete, gara do të mbahet në sallën atletike Atakoy, nga midis 2-5 mars të vitit 2023.”, njofton Federata e Atletikës Evropiane.

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, tha se janë të përgatitur për këtë garë.

“Marrim pjesë me dy atletë. Shpresojmë në rezultate të mira”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Halil Sylejmani, trajneri Shaban Ramadani dhe atletja Gresa Bakraqi e atleti Muhamet Ramadani, udhëtojnë nesër për në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat