Kryeziu dhe Hajdari shkëlqejnë në Gjevgjeli

Atletika

Kryeziu dhe Hajdari shkëlqejnë në Gjevgjeli

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:31
Kryeziu dhe Hajdari

Atletët e kombëtares së Kosovës, Astrit Kryeziu dhe Musa Hajdari, shkëlqejnë në garën që u zhvillua në Gjevgjeli të Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e klubit Rogana dominuan në disiplinat e tyre duke e zënë vendin e parë. 

Kryeziu doli i parë në pesë kilometra në garën “Gjevgjelia 2022”. 

Po ashtu edhe Hajdari dominoi në 10 kilometra dhe arriti i pari në cak. 

“Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme sponzorit ‘Brickosshpk’, KA Rogana. Vazhdojmë!”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat