Atletët e Kosovës garojnë në Izrael

Atletika

Atletët e Kosovës garojnë në Izrael

Nga: K. G. Më: 3 korrik 2022 Në ora: 13:59
Atletët e Kosovës garojnë në Izrael

Atletët e rinj të Kombëtares së Kosovës, synojnë rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian U-18, që mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Konkurrenca është shumë e fortë, ndërsa atletët tanë synojnë të dalin sa më mirë në secilën disiplinë.

“Do të mbahet Kampionati Evropian i Atletikës për grupmoshën U18 ku në këtë garë Kosova përfaqësohet me atletë: Enis Bytyçi 400 metra, Ejona Shala 1500 metra.

Udhëheqës i ekipit dhe trajner Adrian Mazreku.

Enis Bytyçi 400 metra, grupi i tretë me kohën lokale 10:29 ose 9:29 koha në Kosovë.

Ejona Shala 1500 metra grupi i parë me kohën lokale 8:45 ose me kohën në Kosovë 7:45”, njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat