Sot radha e atletikës dhe qitjes

Atletika

Sot radha e atletikës dhe qitjes

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 11:41
Sot radha e atletikës dhe qitjes

Edhe dita e pestë e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohet në Algjeri nuk ka sjellë asgjë pozitive për delegacionin olimpik shqiptar që merr pjesë.

Në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj regjistroi dy humbje në duelet e peshës 73kg. Ai u mund fillimisht 11-0 nga algjeriani Messaoud Redoune Dris dhe më pas u mund me “ipon” nga siriani Hasan Bayan. Për pasojë, Çullhaj u eliminua nga gara.

Dita e sotme pritet të jetë më pozitive për Shqipërinë, teksa do të zhvillohet dita e dytë e garave të atletikës. Në pistë do të zbresin Luiza Gega në 3000 metra me pengesa dhe Franko Burraj në 400 metra.

Nga të dy këta atletë priten rezultate të mira, sidomos nga Gega, rekordmene në këtë distancë. Po ashtu, sot do të zhvillojë gara edhe sporti i qitjes, ku do të garojë në 10 metra pistoletë ajri Kristina Anxhara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat