Halil Sylejmani: Gazeta “Bota sot”, një dritare e fuqishme e afirmimit të vlerave kombëtare

Atletika

Halil Sylejmani: Gazeta “Bota sot”, një dritare e fuqishme e afirmimit të vlerave kombëtare

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:19
Halil Sylejmani

Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, thotë se gazeta “Bota sot” gjithmonë i ka përcjellur aktivitetet e atletikës dhe e ka promovuar në mënyrën më të mirë. 

Sylejmani e uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke thënë se është dritare e fuqishme e informimit të ngjarjeve të atletikës dhe sportit në përgjithësi.

“Uroj në radhët të parë 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, gazetë që pandërprerë raporton për rezultatet dhe sukseset e atleteve dhe atletëve tanë.

Gazetë që promovon atletikën për të arriturat në garat vendore, mbarëkombëtare e ndërkombëtare. 

Është një dritare e fuqishme e afirmimit të vlerave kombëtare sportive posaçërisht të mbretëreshës së sporteve.
‘Bota sot’ gjithmonë e ka kryer misionin e saj me përkushtim në të mirë të sportit, po ashtu ka luftuar pamëshirshëm edhe dukuritë negative.

Është një medium shembull për të gjitha mediat e shkruara, se si informohet opinioni me lajme të shpejta e të sakta, paanshëm e me një profesionalizëm.

Është gazetë që i jep shpirt edhe sportit të atletikës, duke i pasqyruar aktivitetet saja, qoftë të federatës qoftet atletëve dhe klubeve sportive Uroj 27 vjetorin e gazetës “Bota sot””, uron Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat