Sara la pas serben! Selektori i Kosovës kritikon ashpër Federatën e Sportit Shkollor...

Atletika

Sara la pas serben! Selektori i Kosovës kritikon ashpër Federatën e Sportit Shkollor...

Nga: K. Goca Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:51
Sara la pas serben! Selektori i Kosovës kritikon ashpër Federatën e Sportit Shkollor...

Atletja Sara Susuri zuri vendin e parë në disiplinën 100 metra në garën e shkollave të mesme, që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Sara e la pas edhe serben, duke e lartësuar Kosovën në garën ndërkombëtare.

Selektori i Kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, është i habitur se si Federata e Sportit Shkollor nuk e ka dhënë as një lajm për këtë sukses të Sarës.    

“Nuk po e kuptoj, si Federata e Sportit Shkollor nuk jep asnjë lajm as koment për fitoren e Sara Susuri në sportin e atletikës në garën e 100 metra, në Lojërat Ballkanike për Shkolla të mbajtura në Ohër!
Ndoshta nuk janë në gjendje me e kuptuar rëndësinë e garave!

Sigurisht që kjo fitore ju duket e pavlefshme, pasi që nuk ka asnjë reagim!”, reagon Duja, i cili është edhe trajner i KA Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat