Muhamet Ramadani është shpallur atleti më i mirë për vitin 2021.
Ramadani ka shënuar super rezultat në vitin 2021, kampion i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles.
Federata e Atletikës së Kosovës, nuk kishte punë të vështirë për të zgjedhur më të mirin duke pasur parasysh suksesin e madh të këtij talenti nga Mitrovica.
Ramadani tuboi 4622 pikë, ndërsa ndër tre më të mirët janë edhe Musa Hajdari me 4596 pikë e Astrit Kryeziu me 4194 pikë.
Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, e vlerësoi si vit shumë të mirë, me synime se viti 2022 të jetë edhe më i mirë.
Ceremonia për shpalljen e më të mirëve u mbajt në sallën e kuqe të Pallatit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.