Lirohen pesë serbët që u arrestuan sot

Aktuale

Lirohen pesë serbët që u arrestuan sot

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

Janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan, pas intervistimit në polici. 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha se pesë të dyshuarit serbë që janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Malokut ata pas arrestimit janë sjell në Polici, janë marr në pyetje nga hetuesit për krime të rënda dhe të njëjtit janë liruar me urdhër të prokurorit.

Sipas tij rasti mbetet nën hetime ndërsa pesë serbët dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues e që sipas tij kanosje ndaj pjesëtarëve të FSK-së të nacionalitetit serb.

Policia gjatë ditës ka konfirmuar arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit ndërsa shefi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë në Beograd se pas këtij rasti duhet të ndërpritet dialogu Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat