Në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, sot nga ora 14:00 do të bëhet varrimi i Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Babai i dëshmorëve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj si dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë të shtunën mbrëma, në moshën 74 vjeçare.