Maqedonci: Asnjë marrëveshje që vjen nga Thaçi nuk duhet të përkrahet

Aktuale

Maqedonci: Asnjë marrëveshje që vjen nga Thaçi nuk duhet të përkrahet

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Shefqet Maqedonci

Derisa në Kuvendin e Kosovës po mblidheshin deputetët për seancën e jashtëzakonshme ku pikë të vetme e rendit të ditës ishte ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, para Kuvendi të Kosovës një qytetar i vetëm po kundërshtonte ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Shefqet Maqedonci, banor i Prishtinës, mbante në dorë  pankartën me mbishkrimin:  “Mos aprovoni asnjë marrëveshje të Hashim Thaçit, se kjo marrëveshje është e 2015-së. Me këto marrëveshje Hashim Thaçi do mundohet t’i ikë përgjegjësisë së vetë. Çdo marrëveshje e nënshkruar që e aprovohet nga Hashim Thaçi është në dëm të Kosovës", thotë se kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës.

Maqedonci në një prononcim për kp  ka deklaruar se kjo marrëveshje është bërë për qëllimet personale të  presidentit Thaçi.

Sipas tij presidenti Thaçi po bën marrëveshje tinëzare me presidentin e Malit të Zi.

Maqedonci: Kjo marrëveshje e dëmton Kosovën

“Kam dal me një qëllim për ta kundërshtuar marrëveshjen me Malin e Zi, se kjo marrëveshje është në dëme të Kosovës, kjo marrëveshje është bërë në vitin 2015 për qëllime të vetë presidentit Hashim Thaçi për t’iu ikur tash atyre po i bënë disa marrëveshje tinëzare me presidentin e Malit të Zi gjoja  se kanë bërë një marrëveshje e jo atë që  e kanë bërë më herët, ajo marrëveshje është e njëjtë vetëm e vetëm për t’i tradhtuar dhe për të ratifikuar marrëveshjen e vitit 2015. Kjo marrëveshje është në dëme të shqiptarëve, në dëme të Kosovës”, tha ai.

Ai iu bëri apel deputetëve dhe ndërkombëtarëve që të mos ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërsa tha se të gjithë qytetarët do ta kundërshtojnë një marrëveshje të tillë

Ndryshe, për shkak të mungesës së deputetëve të LDK-së, Lëvizjes Vetëvendosje dhe  ata të Listës Serbe në sallë, seanca për ratifikim e demarkacionit u shty për nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat