PDK e Prishtinës: “Kadri Veseli kryeministër”

Aktuale

PDK e Prishtinës: “Kadri Veseli kryeministër”

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:39
Kadri Veseli

Derisa po vazhdon mbledhja e Kryesisë së PDK-së lidhur me mocionin e opozitës për mosbesimin ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, në rrjetin social Facebook ka nisur të qarkullojë “hashtagu: kadriveselikryeministër”.

Këtë “hashtag” e ka shpërndarë edhe dega e PDK-së në Prishtinë.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot në orën 14:00 do të mbajë mbledhjen kushtuar kërkesës së opozitës për mocion. Kjo mbledhje më parë ishte caktuar për në orën 13:00, por shtyrjen e saj e kishte kërkuar kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kundër të cilit po kërkohet mocioni, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Londër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat