Zbulohen detajet e takimit të Veselit me ambasadorin amerikan, Delawie

Aktuale

Zbulohen detajet e takimit të Veselit me ambasadorin amerikan, Delawie

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 12:00
Takimi Veseli-Delawie

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë biseduar edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që duhet të ndodhë pas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar.

Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksuar se reformat në Qeveri duhet të fokusohen në reforma ekonomike, për të hapur perspektivë më të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kreu i legjislativit e ka informuar ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.  

Veseli në takim të paparalajmëruar me Delawie

Kryekuvendari dhe ambasadori amerikan janë duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar, ku temë mësohet të jetë demarkacioni.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Nuk është dhënë asnjë detaj rreth këtij takimit, por mësohet që arsye dhe temë bosht e tij të jetë ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat