Masa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden

Aktuale

Masa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 13:52
Masat

Organet e sigurisë janë mobilizuar që të ofrojnë masa të jashtëzakonshme të sigurisë në qendër të Prishtinës.

Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtuar masat e sigurisë.

Pjesëtar të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.

Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.

Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.

Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.

Njëri nga banorët në ndërtesët kapur me këtë hotel, ka thënë se policia pak ditë më parë, u kishte thënë që gjatë ditës së sotme që t’i mbyllin dritaret në banesat dhe lokalet përreth.

Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat