Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, ajo ishte së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Presidentja Shiroka Pula theksoi se 28 Nëntori është kryefesta kombëtare, e cila bashkon shqiptarët rreth historisë dhe identitetit të përbashkët.
Ajo u shpreh se kremtimi i kësaj feste në Vlorë ka një domethënie të veçantë, pasi rikujton rrënjët dhe historinë e përbashkët, përtej kufijve shtetërorë.
“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula.