Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Aktuale

Osmani uron 28 Nëntorin: Katër data historike, një krenari kombëtare

Nga: Bota sot Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:27
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar katër ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë kombëtare shqiptare.

Përmes një postimi, Osmani ka përmendur Ditën e Flamurit, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka theksuar se historia shqiptare është ndërtuar mbi sakrificën, guximin dhe përkushtimin për liri, duke lidhur në mesazhin e saj Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Pavarësisë dhe Prekazin e familjes Jashari.

“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër!”, ka shkruar Osmani.

Në fund, ajo ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë festë me mesazhin: “Gëzuar 28 Nëntorin!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat