Kurti për armatosjen e FSK-së: Nga një lloj pushke e pistolete në mbi 40 lloje armatimi

Aktuale

Kurti për armatosjen e FSK-së: Nga një lloj pushke e pistolete në mbi 40 lloje armatimi

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:18
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë disponon mbi 40 lloje sistemesh armatimi.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Ditën e Forcës e ka shënuar në Tiranë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se gjatë mandatit të kaluar qeverisës është trefishuar buxheti për ushtrinë, ndërsa për mandatin aktual është zotuar për investime prej mbi 1 miliard eurosh.

Sipas Kurtit, janë rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj, ndërsa Kosova po arrin 2 vjet më herët kapacitetet ushtarake të planifikuara për vitin 2028.

Ai ka deklaruar se për 12 vjet FSK-ja kishte vetëm një lloj pushke dhe një lloj pistolete, ndërsa gjatë qeverisjes së tij arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi.

Kurti ka përmendur edhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila, sipas tij, do të funksionojë si ndërmarrje publike me prodhim 100% vendor.

“Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat