Don Dominik Kukeli reagon për muralin: Nënë Tereza nuk e meriton një trajtim të tillë

Aktuale

Don Dominik Kukeli reagon për muralin: Nënë Tereza nuk e meriton një trajtim të tillë

Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:40
Murali

Autori i mozaikut të Nënës Terezë, Don Dominik Kukeli, njëherësh drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, ka reaguar pas tensioneve për vendosjen e veprës artistike në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur pakënaqësinë për trajtimin që po i bëhet kësaj çështjeje, duke e cilësuar situatën si një tragjikomedi.

“NËNË TEREZA NUK E MERITON NJË TRAJTIM TË TILLË... nga askush... e aq më pak nga ‘gjaku’ i saj”, ka shkruar Kukeli.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të mozaikut që pritet të vendoset në kryeqytet.

“Ky është Mozaiku për të cilin është duke u bërë gjithë kjo tragji-komedi! (Foto jo profesionale)”, ka shtuar ai.

Reagimi i Kukelit vjen pas përplasjes ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, lidhur me vazhdimin e punimeve për vendosjen e mozaikut.

Projekti në nderim të Nënës Terezë ishte paraparë të përurohej më 28 Nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat