‘Të gjithë u bënë bashkë kundër meje’ – Hasani flet për figurat politike

Aktuale

‘Të gjithë u bënë bashkë kundër meje’ – Hasani flet për figurat politike

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:59
Enver Hasani

‘Rruga për Damask’ është libri me i ri i profesorit universitar dhe ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Në këtë libër ai flet se me çfarë është përballur për një periudhë të gjatë kohore.

Në këtë libër Hasani nuk ka kursyer as kritikat e ashpra ndaj figurave politike dhe të sistemit të lartë të Drejtësisë.

Duke folur për këtë pjesë të librit, Hasani thotë se në atë kohë ka qenë një fushatë e pakuptimtë ndaj tij nga pozita dhe opozita.

“Ka qenë një fushatë e pakuptimtë ndaj meje, pozitë dhe opozitë, përfshirë edhe një pjesë e caktuar e shoqërisë civile me një barbari të çuditshme për mua, për  familjen time, për rrethin e ngushtë”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo fushatë ndaj tij përkrahej nga dy ish kolegë të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat