Lutfi Haziri: U kry puna, fituam

Aktuale

Lutfi Haziri: U kry puna, fituam

Nga: H.O. Më: 25 mars 2024 Në ora: 20:02
Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një postim të tij në Facebook, ka kujtuar kohën kur ishte i burgosur nga regjimi i Serbisë.

Ai tregon bisedën e tij me avokatin mbrojtës, Bajram Kelmendi.

“Të faleminderit ty dhe bashkëshortes tuaj, Nekibes, me ndihmën e të cilëve mbijetova tmerrin e burgut dhe luftës”, shkruan ai në facebook.

Postimi i plotë:

“Lutë, u kry puna, fituam!”

Kështu më tha engjëlli im mbrojtës, avokati i mirënjohur kosovar, Bajram Kelmendi, gjatë vizitës në në burg, teksa po mbahesha nga regjimi i Serbisë si i burgosur politik. E pyeta çka ka ndodhur, më tregoi për masakrën e tmerrshme të Reçakut dhe sensibilizimin e shteteve aleate për ta ndalur fushatën gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Sot u bënë 25 vite kur u pushkatua engjëlli im mbrojtës, bashkë me dy djemtë e tij, Kushtrimin e Kastriotin.

Të faleminderit ty dhe bashkëshortes tuaj, Nekibes, me ndihmën e të cilëve mbijetova tmerrin e burgut dhe luftës. Popullin e shpëtuan, por Bajram Kelmendi dhe djemtë tij, me gjakun e tyre ranë dëshmorë nga hakmarrja e egër e shovinizmit dhe okupatorit. Lavdi e përjetshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat