Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit

Aktuale

Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 13:51
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës, se po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.

Rahimaj në një postim në Facebook, ka shkruar se për shtatë muaj bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës po refuzon të trajtojë kërkesën për anëtarësim të komunave në veri të vendit.

Më datë 14 shtator 2023 kuvendet komunale të Komunave të Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë miratuar kërkesën për anëtarësim në AKK, ndërsa një ditë më pas, më datë 15 shtator Kuvendi Komunal i Zeveçanit gjithashtu votoi pro anëtarësimit në AKK.

Për shtatë muaj Bordi i AKK-së nuk ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim”, ka shkruar Rahimaj.

I pari i Kamenicës, ka shtuar se në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kanë paraqitur kërkesën që të futet në rend dite shqyrtimi i anëtarësimit të komunave të veriut të vendit, por sipas tij e njëjta fillimisht u refuzua me debat injorues dhe më pas me votë të partive të vjetra u pamundësua të futet si pikë e rendit të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat