Vdes “Raketa”, ish-pjesëtari i sigurimit të Hashim Thaçit

Aktuale

Vdes “Raketa”, ish-pjesëtari i sigurimit të Hashim Thaçit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 09:23
Xhavit Ferizi dhe Hashim Thaçi

Ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi i njohur si “Raketa”.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

”Në luftë dhe paqe, çdo betejë e fitove. Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit Ferizi, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar familjari i Raketës.

Xhavit Ferizi kishte qenë pjesëtar i UÇK-së si dhe për vite të tëra kishte qenë pjesëtar i sigurimit të afërt të ish-presidentit e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat