Deklaratat për luftë! Cani mesazh politikanëve në Kosovë: T’i blejnë disa pasqyre…

Aktuale

Deklaratat për luftë! Cani mesazh politikanëve në Kosovë: T’i blejnë disa pasqyre…

Më: 6 mars 2024 Në ora: 23:29
Bahri Cani

Gazetari i Deuche Welle Bahri Cani ka folur rreth një mundësie të një konflikti të ri në Kosovë.

Sipas tij, sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të përfundonte me një konflikt të përmasave të mëdha nëse nuk do të ndërhynte Policia e Kosovës dhe NATO.

“Nëse nuk do të ishte Policia e Kosovës por edhe NATO me siguri do të kishte një konflikt të përmasave më të mëdha, ndërsa sa i përket politikanëve nuk dua që të komentojë por që dua t’i dërgojë një mesazh që ti blejnë disa pasqyre të mëdha dhe ti vendosin nëpër shtëpitë e tyre, sepse është e pashpjegueshme që politikanët të luajnë me terminologjitë e tilla kur të gjithë e dinë se cfarë pasojash mund të ketë një gjë e tillë”, tha ai.

Cani shton se Kosova e ka fituar luftën e saj dhe shteti kosovar duhet ta ruajë paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat