Gjinovci parashikon përjashtimin e Mujecit nga LVV, ‘godet’ PDK-në e Grabovcin

Aktuale

Gjinovci parashikon përjashtimin e Mujecit nga LVV, ‘godet’ PDK-në e Grabovcin

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:00
Rron Gjinovci

Edhe analisti Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me arrestimin për drogë në Tiranë të asambleistit të VV-së, Besnik Mujeci.

Ai përmes një postimi në Facebook parashikoi përjashtimin e Mujecit nga LVV, derisa ia përmendi PDK-së, Adem Grabovcin dhe aferën e tij ‘Pronto’.

Gjinovci potencoi se PDK nuk ka parim për asgjë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pronto! Ky asambleisti i VV do të përjashtohet siç duket nga VV-ja, a Adem Grabovci osht në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së pas zgjedhjeve të fundit dhe "reformave" në PDK. A patët naj reagim për këtë rast? Ik more bajuni, po ju s'keni asni parim për kurgjo. Ik mos ma prishni pushimin veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat