​Varhelyi kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Aktuale

​Varhelyi kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Më: 25 maj 2023 Në ora: 15:42
Oliver Varehelyi

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varehelyi ka deklaruar se nga Kosova vjen porosia e qartë për përafrim me BE-në. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas së cilit ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke theksuar kërkesën për zbatim të marrëveshjes bazë, përfshirë Asociacionin.

Ai gjithashtu tha se reformat për sundim të ligjit në Kosovë duhet të përshpejtohen, derisa përmendi ngecjet në sistemin e drejtësisë.

Varhelyi në Kosovë: Reformat të përshpejtohen

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Prishtina është se Kosova është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në Bashkimin Evropian. Ju keni treguar zotimin e juaj, jo vetëm me fjalë, por keni treguar angazhim dhe mbështetje në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë...Reformat jo vetëm që duhet të vazhdohen, por duhet edhe të përshpejtohen dhe të përmirësojmë edhe zbatimin e kornizës ligjore dhe t’i shohim shënimet për gjitha gjërat e së kaluarës se si janë bërë reformat. Po ashtu e kemi prekur edhe temën e sistemit gjyqësor, pasi administrata e gjyqësorit duket të jetë e ngadaltë, joefikase dhe cenueshme. Pasi kemi raste të disa ndikimeve që bëhen atje dhe kjo përbënë një sfidë të madhe. Kërkojmë zotimin e Qeverisë që gjitha praktikat gjyqësore të jenë në pajtim me Gjykatën e Venecias. Natyrisht Kosova ka luftuar edhe në aspektin e luftimit të korrupsionit, por nevojitet edhe një vullnet i fortë për t’i adresuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit. Të merren vendimet e duhura nga gjykatat, të bëhen edhe konfiskimet që të kemi angazhimin e sundimit të ligjit. Jemi këtu, kemi zotimin e qeverisë dhe gjitha politikat e dizajnuara të vihen në zbatim”, tha Varhelyi.

Ai foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë, përfshirë edhe Asociacionin.

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen

“Tani është esenciale që të dyja palët të ofrojnë dhe zbatojnë gjitha obligimet pa vonesa, pasi duhet të shfrytëzohet momentumi dhe të ecet përpara me zbatimin e marrëveshjes. Natyrisht mjafton të përmendet e konkluzion e Këshillit të Evropës ku i nxit dy palët që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte të gjitha obligimet që janë zotuar, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2013-2015 për (Asociacionin)”, theksoi ai.

Ndërsa Osmani ka deklaruar se vendi është i përkushtuar për të ecur drejt integrimit.

Ajo ka shtuar se Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete arritjen e këtij qëllimi.

Para gazetarëve, Osmani tha se edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë më proaktiv në politikat e zgjerimit.

Osmani: Kosova po e dëshmon angazhimin për integrim në Bashkimin Evropian

“Për popullin e Kosovës, Bashkimi Evropian nuk është thjeshtë një aspiratë afatgjate, por një vendosmëri shumë dekadëshe e udhëhequr nga vlerat demokratike dhe liridashëse. Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, përkushtimi jonë për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të ofruar vendin tonë në raport me BE-në mbetet i palëkundur. Në këtë frymë edhe aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një ri konfirmim i këtij angazhimi dhe punës sonë të përditshme. Mbi të gjitha është ri konfirmim edhe orientimit tonë euro-atlantik. Këtë angazhim Kosova po e vërteton vazhdimisht jo vetëm me fjalë, por rezultate konkrete të cilat tani janë njohur ndërkombëtarisht, duke forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe duke bashkërenduar në tërësi politikën e saj të jashtme dhe sigurisë me atë të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Pas takimit me Osmanin, Varhelyi ështëp ritur edhen ga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai po qëndron në Kosovë për lanësimin e programit BE-Kosovë për sundimin e ligjit, i cili ka koston 6.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat