Sot fillon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë

Aktuale

Sot fillon takimi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Më 3 dhe 4 nëntor 2022, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

“Punimet do të fillojnë të enjten në orën 16:00, ndërsa do të drejtohen nga dy bashkëkryesuesit e komisionit, Mimoza Kusari-Lila dhe Romeo Franz, të cilët gjithashtu do të mbajnë nga një fjalim hyrës.  

Në vazhdim ligjvënësve me nga një fjalë rasti do t’u drejtohen kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Elbert Krasniqi, në emër të qeverisë, si dhe shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Do të diskutohet gjithashtu lidhur me progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, të drejtat themelore me fokus te komunitetet jo shumicë, të drejtat e grave dhe dhunën ndaj grave, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shoqërinë civile dhe mediat, krizën energjetike, kujdesin shëndetësor dhe mjedisin”, njofton Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat